8dhjetor 2015 – Pas 25 vitesh demokraci, ish-kryeministri Sali Berisha dekorohet për lëvizjet e ’90-ës. Ai u vlerësua sot me dekoratën e Flamurit Kombëtar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Dekorimi për Berishën është dhënë për kontributin e tij në lëvizjen studentore të vitit 1990.

Motivacioni i Presidentit për dekoratën:

“Shpirtit liridashës që iu bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëpopullore demokratike në vitin ’90 që solli përmbysjen e regjimit më diktatorial e çnjerëzor komunist.

Për rolin e tij udhëheqës në orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve dhe parimeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euro­atlantike”.

/portali DurresLajm/