Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dënoi gjuhën që Rama përdori ndaj Bullgarisë, pasi kjo e fundit nuk hoqi veton.

Në konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se deklaratat e Ramës tregojnë qartë se axhenda e tij nuk është BE dhe integrimi.

Sipas tij, Rama ka fyer vendet e Bashkimit Evropian, të cilat i quajti si të marra peng nga Bullgaria.

“Edi Rama me gjuhën e ordinerit, ndaj pengmarrëses bullgarisë sipas tij dëshmon qartë se axhenda e tij nuk është BE, por është Ballkani i Putinit dhe aleanca trilaterale me padronin e tij Vuçiç. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Rama nuk do Ballkanin e  Berlinit apo të Brukselit, atë nuk e do as Lavrov.

Merrini lexojini dhe rilexojini, në kriteret e përcaktuara për BE nuk gjeni asnjë qëllim tjetër përveçse interesave të qytetarëve

Dënoj fyerjen që ai i bëri Bullgarisë. Bullgaria është një mik i çmuar dhe ka dëshmuar veten që nga përmbysja e Shirkov deri më sot.

Po kaq ai ka fyer edhe vendet e BE që i ka konsideruar si të marra peng nga Bullgaria. Në fund të fundit po ta zhveshë nuk del gjë tjetër veçse një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai”, deklaroi Berisha.