Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në faqen e tij në Facebook, një mesazh të dërguar nga një oficer policie. 

Berisha ka denoncuar faktin e përcjelljes jashtë vendit me polici, të të kërkuarit Suel Çela, i cili dy javë më parë me makinën e tij të blinduar ‘Audi’, përplasi makinën e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.

STATUSI I PLOTË

Çunat e krimit kane derguar jashte vendit vrasesin Suel Çela!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb

"Pershendetje doktor jam oficer policie,nje punonjese aeroportit me informon se Suel Çela ka ikur i percjelle nga policia qe ne date 18 nga Rinasi

Prokuroria ka ardhur per te marre filmimet e kamerave. Gje qe nuk i ka pelqyet policise. Nuk e di nese eshte i rregjistruar ne TIMS"