Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sërish akuzat për ndërtimin e një objekti në Butrint.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar një video, e cila shfaq nga afër, ndërhyrjen e rëndë që po bëhet në zonën arkeologjike të Butrinit.
Në sfond dëgjohet debati i gazetarit me punëtorin që hedh betonin, pasi ky i fundit nuk e lejon të filmojë.
“Rama urdher per te fshehur ndaj publikut dhe mediave krimin e shemtuar ndaj trashegimise kulturore ne Butrint! Shikoni videon. Sb”- shkruan Berisha.





