3 dhjetor 2015 – Besart Berisha është futbollisti më në formë në Australi në vitet e fundit dhe natyrisht që ka tërhequr edhe vëmendjen e të gjithëve pas 6 vitesh mungesë në Kombëtare. I kontaktuar nga gazetari B. McKay, Berisha ngulmon që prioritet është klubi i Melbourne Victory dhe me pas, kur te mbarojë sezoni është i gatshëm për Shqipërinë.
“Ekziston mundësia,” – thotë Berisha. “Po mbaroi sezoni këtu dhe me thërrasin do u them po vij”. Ndërkaq trajneri i tij Kevin Muscat me humor i thotë të ruaje energjitë për kampionatin australian ndërsa Berisha me seriozitet e konfirmon që me kryesorja është klubi. Gjithsesi trajneri De Biasi në një konferencë për shtyp para sfidës miqësore ndaj Gjorgjisë konfirmoi se Besart Berisha nuk do të thirret në Europian.
/portali DurresLajm/