Disa deputetë demokratë janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja e përbashkët, me pjesëmarrjen e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, ka nisur në orën 13:00. Të pranishëm janë deputetët që mbështesin Berishën dhe ata që mbështesin Bardhin.

Ende nuk dihen detaje nga diskutimi që po zhvillohet në sallën e mbledhjeve të grupeve parlamentare.

Ky takim vjen pak ditë pasi Konferenca e Kryetarëve hodhi poshtë kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi.