Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë sërish bashkë për të prezantuar kandidatin e radhës të koalicionit opozitar”Bashkë fitojmë”.

Këtë herë ata janë ndalur në Elbasan, ku po prezantojnë kandidatin për kryebashkiak, Luçiano Boçi.

Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë mbushur sallën sot në Elbasan dhe kanë dalë në përkrahje të Boçit.