Pak orë para nisjes së manifestit mbarëkombëtar të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës, vjen një mesazh nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ish-kryeministri teksa publikon në Facebook një video, shkruan se vetëm diktaturat vendosen duke dhunuar ligjet dhe Kushtetutën.
“Diktaturat vendosen duke dhunuar ligje dhe kushtetutat! Ato nuk ikin por vetem permbysen nga sovrani! Mesimi i pandryshueshem i historise! Sb”, shkruan Berisha.





