Në një dalje për mediat këtë të hënë, kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se disa ministra të kabinetit të qeverisë Rama kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të takimeve me McGonigal.
“Çdo udhëtim të hetohet që ka bërë McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Pagesa ose dhurata që i janë bërë McGonigal nga Neza dhe Duçka, të hetohet. Ata që thonë se nuk është nën hetim Edi Rama, mashtrojnë. Dua të them këtu se prokurori nuk dërgon në gjykatë çdo problem, por ato më kryesoret. Ato që ai gjykon se pa autorizim gjykate s’bën dot. Ruan shumë të tjera, që ose nuk i ka konkluduar, ose që nuk do t’i ekspozojë deri ditën e gjyqit. Ndaj, Edi Rama largohu, jep dorëheqje menjëherë bashkë me kabinetin e kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqje për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal. Por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri.”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët se për cilët ministra bëhet fjalë, Berisha u përgjigj: Unë disponoj dokumente autentike për atë që thashë, por do i bëj publike në një moment tjetër. Disponoj dokumenta.