Ish-kryeministri Sali Berisha, po mban “Foltoren” e radhës me demokratët në qytetin e Lezhës.

Berisha është shprehur në takim se do të garantojë një zhvillim të pandalshëm të Shqipërisë, integrimin e saj, si dhe garantimin e një tregu të lirë jashtë monopoleve.

Berisha nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti si tradhëtarin më të madh të Shqipërisë.

“Edi Rama është tradhëtari më i madh i kombit shqiptar, me aleancën e Beogradit ka rrethuar Kosovën me klika që kanë synim vetëm zhdukjen e saj. Për të gjitha këto, foltorja ka ndezur shpresat e shqiptarëve, dhe zemrat e tyre. Të zotohemi këtu se do të marrin të gjitha fund, se Shqipërisë do t’i garantojmë një zhvillim të pandalshëm, integrim të pandalshëm, garantojmë tregun jashtë monopoleve, me konkurrencë të ndershme. Por për të garantuar të gjitha këto, do të duhet të ngremë shtëpinë tonë të shembur, të ngremë PD-në. Sepse e vërteta është që Edi Rama ia doli, si më tha një kryetar grup-sekisioni nga Puka. Doktor, ai këto 8 vite mori çdo institucion se ia dha Lulzim Basha, mori dhe kreun e PD. Kjo është e vërteta.”,- tha Berisha.