11 qershor 2015 – Portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha, e konsideron një sfidë luksi përballjen me Francën, ndërsa kërkon më të mirën në të ardhmen. Sipas tij Shqipëria garën e drejtpërdrejtë në grup e ka me Danimarkën, ekip që kërkon t’i rrëmbejë vendin e dytë. “Franca është ekip i madh dhe është luks që të luash kundër tyre. Kanë në skuadër emra të futbollit aktual, ndaj për ne vlen shumë kjo përballje. Do ta shfrytëzojmë që të marrim më të mirën nga kjo sfidë. Ndeshja me Danimarkën është më e rëndësishme e sezonit, sepse po morëm rezultat pozitiv, atëherë e fundosim. Me këtë skuadër kemi betejën për vendin e dytë, ndaj do të bëjmë maksimumin që ta sigurojmë këtë pozicion”.Gardiani i portës së kombëtares ka folur dhe për të ardhmen.
“Nuk besoj për largim të mundshëm. Por, unë do të përpiqem të fitoj vendin e titullarit te Lacio. Mundësitë janë që të jap më të mirën, kështu që unë do të përpiqem që të fitoj besimin që të jem titullar në këtë skuadër”, u shpreh Berisha në konferencën për shtyp të mbajtur sot.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"