Gjatë deklaratës në konferencën për shtyp nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se do të kandidojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Do të jem në garë të hapur dhe ftoj këdo që do të garojë të kandidojnë. I ftojnë ata që kanë ndërmend të krijojnë ekipin. Ju garantoj që do të jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosi një lëvizje unike në llojin e saj ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë. Anëtarësia në dorë dhe fatin tim”, tha Berisha.

Ai u rikthye në selinë e demokratëve pas vendimit të gjykatës për të njohur ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.