Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për qarkun e Lezhës, diskutoi planin për mbështetje ndaj biznesit, duke premtuar përgjysmimin e barrës fiskale për ta. Ai njoftoi gjithashtu se të gjitha gjobat do të falen deri më 12 maj.
Berisha theksoi se Shqipëria do të jetë madhështore vetëm kur të punësojë dhe të rrisë mirëqenien e qytetarëve të saj, dhe shtoi se rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ulja e taksave do të jenë përparësitë e tij. Ai gjithashtu deklaroi se do të rrisë rrogën minimale në 500 euro dhe atë mesatare në 1200 euro, ndërsa për mësuesit shqiptarë premtoi rroga më të larta se ata të rajonit.