Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat nga jashtë ambienteve të Kuvendit, ka folur për një marrëveshje xhentëllmenësh mes negociatorit Oerd Bylykbashi dhe negociatorit të PS Ëngjëll Agaçi dhe ka akuzuar më tej kryeministrin Rama se nuk e do reformën në drejtësi.
“Mendoj se kush po e bllokon reformën edhe veshgjatët në Shëngjergj e kanë marrë vesh kush po e bllokon. Mendoj se është bërë në punë e jashtëzakonshme. Mendoj se nuk ka asnjë shkak për të mos e votuar. Nuk mund të paragjykoj se kush mund të jetë sepse ka negociata.
Janë 100% të zgjidhshëm, sepse në botën e qytetëruar marrëveshja xhentëllmen është respektuar pa shënime, prandaj quhet kështu. Çdo negociatë konfidenciale është jo në linjën e negociatave me procesverbal, por në linjën e negociatave me mirëbesim.
Tani pala tjetër thotë jo. Pala tjetër mohon marrëveshjen xhentëllmen. Është një keqardhje që marrëveshja xhentëllmenit po shkelmohet. Tani po luftojnë për zgjidhje të tjera që do kenë vetëm një kusht, moskapjen”.
Berisha komentoi dhe krijimin e qeverisë teknike për të cilin tha se ka qenë një propozim i kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe se do ishte një zgjidhje, ndërkohë që dorëheqja e deklaruar nga Meta, në rast se ai voton reformën pa konsensus, do të ishte një zgjidhje për të qetësuar gjakrat.





