Tiranë, 13 shtator 2014 – Ish Kryeministri Sali Berisha, në një postim të tijin ne Facebook ka akuzuar gjatë ditës së sotme Ermelinda Meksin, anëtaren e Keshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqiprisë, duke thënë se ajo ka nxjerrë dokumente të rëndësishme sekrete nga ky institucion. Ndërkaq, nga ana e saj, Meksi e ka cilësuar fantazi të sëmurë atë të Sali Berishës, i cili, sipas Meksit cenon rëndë pavarësinë e institucionit më të rëndësishëm monetar të vendit Bankës së Shqipërisë.
"Sipas burimeve nga Parlamenti, pesë ditë më parë është dorëzuar vjedhtas, thuhet nga Ermelinda Meksi, dhe fotokopjuar në Parlament dosja më sekrete e Bankës së Shtetit, e cila përmban të gjitha kodet, hyrjet dhe daljet sekrete të dhomave të kasafortave ku ruhen thesaret e gurëve, monedhave të çmuara, lingotat e floririt, kartëmonedhat e vendit si dhe vendndodhja dhe inventari i plotë i këtyre të fundit”, shkruan Sali Berisha në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Për këtë pjesë, Meksi i përgjigjet: ”Pyes nga kush në Parlament, nga kryesia, nga fotokopjueseja ,apo nga roja tek dera me që zotëria paska të dhënën se qenkan fotokopjuar???!!!… Qenkan fotokopjuar sipas tij sekretet e bankës …a mos vallë ka parë mbrëmë filmin me Demi Moorin..mbi ."Bankën e Diamanteve" dhe i doli sot në ëndërr? Po cili anëtar i Këshillit Mbikqyrës e ka këtë atribut? Po ta kishin do ja kishin dhënë të tijtë që i depersonalizon deri në keqardhje”.
Më tej, Berisha i bën thirrje Guvernatores në detyrë të kërkojë përforcime për mbrojtjen e Bankës dhe objekteve të saj dhe të nisë me shpejtësi ndryshimet e kodeve, çelësave, mekanike dhe elektronike, të sistemeve të sigurisë së Bankës, për të mbrojtur vlerat bankare të shqiptarëve para se të sulmohen dhe grabiten nga bandat e qeverisë.
Për këtë gjë, Ermelinda Meksi shprehet se ish kryeministri këtu bie brenda me logjikën e tij gjysmake.
“Nëse ato qenkan në kompetencën e saj dhe zotëria i ditkërka aq mire, nga do ti i njihja unë ato? Kur sipas Rregullore Nr.73 datë 14.10 2009 e Regjimit të Hyrje- Daljeve dhe Lëvizjes në ambientet e BSH , si anëtare e KM part- time, unë nuk kam as akses hyrje në Bankë?”, shkruan Meksi.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Pas serverit të tatimeve, dosja top sekret e Bankës së Shtetit në duart e trafikantëve, vrasësve dhe hajdutëve të Parlamentit.
Të dashur miq, sipas burimeve nga Parlamenti, pesë ditë më parë është dorëzuar vjedhtas, thuhet nga Ermelinda Meksi, dhe fotokopjuar në Parlament dosja më sekrete e Bankës së Shtetit, e cila përmban të gjitha kodet, hyrjet dhe daljet sekrete të dhomave të kasafortave ku ruhen thesaret e gurëve, monedhave të çmuara, lingotat e floririt, kartëmonedhat e vendit si dhe vendndodhja dhe inventari i plotë i këtyre të fundit.
Kështu, pas serverit të tatimeve, baronët e drogës, trafikantët, vrasësit, pengmarrësit e Parlamentit kanë tani në dorë çdo sekret të Bankës së Shtetit. I bëj thirrje Guvernatores në detyrë të kërkojë përforcime për mbrojtjen e Bankës dhe objekteve të saj dhe të nisë me shpejtësi ndryshimet e kodeve, çelësave, mekanike dhe elektronike, të sistemeve të sigurisë së Bankës, për të mbrojtur vlerat bankare të shqiptarëve para se të sulmohen dhe grabiten nga bandat e qeverisë.
Postimi i plotë i Ermelinda Meksit
Një fantazi e sëmurë që as vetë nuk mund ta besoj për të dytën herë brenda 24 orësh, me stilin e tij me prapavijë të pastër politike, Z.Berisha me sulmin e tij ndaj meje si anëtare e KM, cenon rëndë pavarësinë e institucionit më të rëndësishëm monetar të vendit Bankës së Shqipërisë. Në mënyrë qesharake një ish kryeministër, ish president dhe ende deputet, thotë…"sipas burimeve nga parlamenti" ..pyes nga kush në Parlament, nga kryesia, nga fotokopjueseja ,apo nga roja tek dera me që zotëria paska të dhënën se qenkan fotokopjuar???!!!… Qenkan fotokopjuar sipas tij sekretet e bankës …a mos vallë ka parë mbrëmë filmin me Demi Moorin..mbi ."Bankën e Diamanteve" dhe i doli sot në ëndërr? Po cili anëtar i Këshillit Mbikqyrës e ka këtë atribut? Po ta kishin do ja kishin dhënë të tijtë që i depersonalizon deri në keqardhje. Pastaj i bën thirrje Guvernatores në detyrë të ndërrojë kodet dhe çelësat e bankës!!!!.Këtu bie brenda me logjikën e tij gjysmake .
Po nëse ato qenkan në kompetencën e saj dhe zotëria i ditkërka aq mire, nga do ti i njihja unë ato? Kur sipas Rregullore Nr.73 datë 14.10 2009 e Regjimit të Hyrje- Daljeve dhe Lëvizjes në ambientet e BSH , si anëtare e KM part- time, unë nuk kam as akses hyrje në Bankë? Si mund të fantazojë ky zotëri për sa ka ndodhur në mbledhjen e KM të BSH, siç bënte në sulmin e djeshëm ndaj meje kur ato janë ligjërisht konfidenciale, duke prezantuar si të frikur prej meje, një gruaje, koleget e nderuar të KM? Jam përpjekur me maturi të ruaj qetësinë në këtë kohë të vështirë për BSH, pavarësisht presionit nga të gjitha krahët e politikës, për të kryer me përgjegjshmëri në zbatim të ligjit misionin për të cilën jam zgjedhur dhe me votën Tuaj nga Kuvendi, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, për të cilën përbetoheni por bëni të kundërtën Ju zoti Berisha doni të provokoni publikun duke i thënë me gjuhën tuaj të helmuar se vjedhja e ndodhur kur drejtonte Guvernator Fullani nuk ishte asgjë sepse sipas Jush e gjithë kjo histori ishte që të merreshin kodet e hyrjes dhe pastaj të sulmohet banka nga bandat…
Kjo është gjuhë e denjë për një individ që vetëm raporti mjekësor mund t’i gjej alibi. Zonja Guvernatore në detyrë: Sqaroj zotin Berisha se anëtarët e KM part time nuk kanë akses hyrës në Bankë, kur edhe për të hyrë në mbledhjet e KM duhet të na shoqërojë dikush nga Ju dhe jo më të dimë kodet…,etj. Ato vetëm Ju si Administratore ekzekutive i dini. Sqaroje që mos shpenzojë më kohë as në Fb, duke lëshuar broçkulla të tilla…!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





