TIRANE, 16 prill 2013 – Kryeministri Berisha u nis sot për në Londër, ku do të marrë pjesë nesër në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish kryeministres Margaret Thatcher. Ceremonia, që do të mbahet në Katedralen St. Paul dhe do të ndiqet nga personalitete të larta botërore.
Kryeministri Berisha e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish kryeministres Thatcher si një humbje të madhe e një prej personaliteteve më të shquara politike të Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore, ndërsa e quajti një mike të shquar dhe të vërtetë të shqiptarëve, e cila mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





