Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është emocionuar pamasë nga ceremonia e ndarjes së çmimit për “Topin e Artë” të vitit 2012. Berisha, ashtu si Leonel Mesi që fitoi këtë titull për herë të katër, bëri analogji me betejën e tij elektorale dhe tha se nuk synon vetëm fitoren e zgjedhjeve të këtij qershori por edhe ato të vitit 2017.

“Duke uruar së bashku super yllin e futbollit të planetit për rekordin e tij historik, me duhet t'ju pohoj miqtë e mi të dashur se unë shoh tek secili prej jush një Leo Messi të vërtetë në fitoren e betejës së ardhme elektorale, e madje, në shembullin e tij, edhe të katërtën, pra tjetrën pas saj”, shkruan kryeministri në faqen e tij në “Facebook”.

Por në fakt, Berisha ashtu si Mesi e ka fituar tashmë katër herë ‘topin e artë’ në politikë. Kreu i PD-së ka fituar zgjedhjet e vitit 1992, 1996, 2005 dhe 2009. Mbase kryeministri që nuk shqyhet për njohuri në futboll, kërkon ta fitojë katër herë radhazi ‘topin e artë’.