DURRËS, 1 qershor 2014  –  Kryetari i komunës së Çudhisë në rrethin e Krujës (jo në qarkun e Tiranës sikurse njofton Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave), z. Xhavahir Bilja është gjobitur më 19 maj 2014 me 50 mijë lekë për mosdeklarim pasurie.

Komuna me 4 mijë banorë është shquar për kultivimin e kanabisit sidomos 3 vjetët e fundit kur kryetar është bërë z. Xhavahir Bilja, përfaqësues i Partisë Demokratike, pasi u largua nga LSI-ja.

Fshatrat e Çudhisë (Nuoj, Mafsheq, Shkretë etj.) janë përmendur në raportet e policisë së shtetit për kultivim droge, duke u shndërruar në Lazaratin e Shqipërisë së Mesme.

Por kryetari i komunës së Lazaratit origjinal z. Dashnor Aliko kur mori pjesë në mitingun kundër avionit të drogës, z. Dashnor Aliko, u shfajësua se droga nuk mbillet nga partitë dhe përmendi kanabisin e Krujës që u tha se u kap në Divjakë, por z. Alko nuk e dinte se në Çudhi kryetar është bashkëpartiaku i tij, z. Xhevahir Bilja.

Kryetarin e “Lazaratit” të Krujës e ka shumë për zemër deputeti i qarkut të Durrësit, ish-ministër i Drejtësisë z. Eduard Halimi, që i kishte mbushur mendjen edhe ish-Kryeministrit dhe ish-kryetarit të PDSH-së, z. Sali Berisha të mbështeste kryekomunarin e Çudhisë, z. Bilja (shih në foto majtas Halimit), që ia “drodhi” z. Ilir Meta!

Z. Bilja është krenar të postojë në FB foton me eksponentë të PD-së, edhe pse dikur Berisha e ka sharë mbarë e prapë kur kandidonte për PS-në.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/