TIRANË – Kryeministri Sali Berisha ka postuar një mesazh të ri dhe një foto në faqen e tij në Facebook nga çastet e komunikimit me miqtë e tij aty, duke theksuar se edhe sot, pavarësisht se ditë e diel dhe prag feste, për të ka qenë një ditë pune, por që ka nisur me Facebook-un. 

"Sot në mëngjes nisa ditën e punës duke komunikuar me miqtë në Facebook. U shpreha atyre mendimet e mia për problemet që kanë diskutuar si dhe shkëmbeva urimet më të mira për Vitin e Ri – sb", lexohet në dy rreshtat e shkruara pak më parë prej Berishës.