Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet e vitit 2025, se a do jenë lista të hapura apo të mbyllura dhe se a do kandidojë edhe Argita Malltezi.

“Në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion, për sa i përket Argita Malltezit atë nuk e vendos unë, e vendos vetë ajo. Nëse dëshiron, primaret janë të hapura. Nuk ka asnjë pengesë, por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie”, përgjigj Berisha.