Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka reaguar sërish pas deklaratave dhe akuzave të ngritura nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quajti socialistin “kriminel elektoral”.

Pas këtyre akuzave, Majko thotë përmes një postimi në rrjete sociale se ka vendosur që të dorëzojë çdo imunitet parlamentar, i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e kësaj çështje.

Këtë kërkesë ai e thotë se e ka bërë gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…

I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!“, shkruan Majko.