Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shkurt ftesës së kryetarit të PD, Sali Berisha në emisionin “Opinion”.

Pasi Berisha e ftoi që të zhvillonin një debat në studio televizive, Rama ka reaguar me një mesazh dërguar analistit Lorenc Vangjeli.

Analisti tha se Rama i kishte shkruar një mesazh se Berishën e pret në një takim më 14 maj, për të nënkuptuar se “takimi” i tyre do te jetë rezultati që ata do të marrin në zgjedhjet lokale.

“Më shkruan Edi Rama, ju kërkon, ju pret në takim më 14 maj”,-tha Vangjeli.