Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka festuar Ditën e Falenderimeve në Tropojë, nga ku duket se ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në këtë festë tradicionale amerikane ndahen ushqime me familjarë e miq.
Yuri Kim e njoftoi ndalesën në qytetin verior përmes një postimi në Instagram, ku thotë se ndjehet si në shtëpinë e saj, duke pasur parasysh se edhe rrënjët e saj në Korenë e Jugut i ka nga një zonë malore.
“Si dikush me rrënjët në male jam e gëzuar dhe ndjehem si në shtëpinë time në malet e Shqipërisë.
Ishte këndshëm të takoja fytyra familjare dhe të bëja miq të rinj. U habita nga inteligjenca dhe vendosmëria e të rinjve që takova këtu, sidomos nga studentët e ‘English Empowers All Tropojans’”, shkruan Ambasadorja.
Rastësia (ose jo) e do që postimi i Ambasadores na vjen nga vendlindja e Sali Berishës, në një kohë që ky i fundit e shpalli “non grata” nga zyra e tij.





