Në faqen e tij të hapur pak ditë më parë në rrjetin social Facebook, kryeministri Berisha ka botuar një foto të tij duke ecur në dëborë dhe më pas ka rrëfyer një kujtim nga fëmijëria e tij, kur i duhej të ecte rreth 3 orë në ditë në këmbë për të shkuar në shkollë.

"Ai udhëtim i përditshëm në dëborë ishte i mundimshëm dhe jo romantik por pamëdyshje kalitës",- shkruan Berisha në mesazhin e tij. Më poshtë gjeni të plotë kujtimet e kryeministrit për kohën e fëmijërisë së tij.

Sot ne mengjes eca per here te pare kete vit dy ore ne debore. Gjate ecjes, si nje vegim i larget i "heroizmit feminor", me erdhi ne mendje udhetimi i perditshem ne dimrat e viteve nga klasa e pare ne te shtaten, ne te cilet nga mesi i nentorit gjeri ne mesin e prillit une me bashkemoshataret e mi udhetonim ne debore vajtje – ardhje per ne shkolle rreth tre ore cdo dite te javes. Udhetimi ishte i lodhshem e shpesh ne klase arrinim "te ngrire" nga kembet dhe duart. Klasen e gjenim gjithnje te ngrohte e mesuesi na lejonte te ngrohnim duart tek soba para se te uleshim ne banka. Perpjekjet tona per te bindur prindrit tane per te mos shkuar ne shkolle per shkak te debores qe kishte rene gjate nates ishin ne teresi pa sukses . Ndonjehere kur debora ishte e konsiderueshme perdornim rrathet (rreth druri me nje rrjete spangoje qe lidhej nen kepuce ne menyre qe kemba te mos futej thelle ne debore). Rrathet e veshtiresonin ecjen por te mbanin pa u zhytur thelle ne debore. Ne dite te vecanta, kur trashesia e debores ishte e madhe, nje i rritur do te na shoqeronte me lopata druri me vehte per te hapur rrugen. Prinderit nuk na lejonin te merrnim shkrepse me vehte nga frika se mos hutoheshim duke ndezur zjarre per tu ngrohur rruges dhe nuk do te shkonim ne shtepi. Ne rastet kur moti perkeqesohej gjate dites nje i rritur do vinte te na merrte ne shkolle ose ndodhte qe te kalonim naten ne familjet e shokeve tane. Ky udhetim i perditeshem ne debore per ne ishte i mundimshem dhe jo romantik por pamedyshje kalites dhe mua me lidhi shume me deboren, e cila pervec bardhesise ka dhe shume te mira te tjera. Sot pas dy ore udhetimi u ndjeva mire. Kete ndjej dhe keto kujtime desha ti ndaj me ju miqte e mi te Facebook – sb