Lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së për shqiptarët. Berisha u pyet nga gazetarët se do të jetë strategjia e opozitës në protestën që do të mbahet para parlamentit, pasi ka patur disa deputetë që kanë thënë publikisht që janë pro ngujimit në parlament.
Në lidhje me këtë, Berisha tha se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime dhe grevë urie.
Lideri demokrat tha se artikulli Vuçiç dhe Ramës në Frankfurte Alemaine Zeitung duhet të kuptohet qartë. Berisha tha se ata të dy, të cilët i cilësoj si krerët e organizatave kriminale më të rrezikshme në Europë, i sugjerojnë BE-së që tu akordojë vetëm tregtinë e lirë dhe fondet e procesit të rritjes.
Anisa Kadesha, RTSH: Cila do të jetë strategjia e opozitës në protestën që do të mbahet para parlamentit, pasi ka patur disa deputetë që kanë thënë publikisht që janë pro ngujimit në parlament.
Sali Berisha: E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie dhe asgjë nuk përjashtohet. Por çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur. Mendoj se fjala e sovranit është çështja më kryesore në rendin e ditës. Sovrani duhet të flasë sepse kjo që po ndodh me shqiptarët është e pashembullt në histori. Kujtojmë vetëm kaq. Një njeri që për 6 muaj rresht u premtoi shqiptarëve integrimin në 2027, integrimin në 2030, tani që është kapur me presh në dorë si hajdut, u thotë se, nuk kemi nevojë për integrim të plotë. Dhe njëherë për qytetarët.
Kryeartikulli i padronit Vuçiç dhe argatit Rama në Frankfurte Alemaine Zeitung duhet të kuptohet qartë. Këta dy krerë të organizatave kriminale më të rrezikshme në Europë, i sugjerojnë BE-së që tu akordojë vetëm tregtinë e lirë dhe fondet e procesit të rritjes dhe se këta nuk kërkojnë as votë dhe se këta nuk pranojnë të plotësojnë kriteret e Kopenhagenit as ato që quhen mirësitë që duhet të gëzojë komuniteti nga procesi anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, mirësi në fushën sociale dhe fusha të tjera.
Pra këta kanë hall vetëm oligarkët e tyre.
Këta zotohen se nuk do të zhvillojnë zgjedhje, sepse kriteret e Kopehangenit kanë kusht zgjedhjet e lira. Këta zotohen se do të kontrollojnë drejtësinë, sepse ato kritere kanë drejtësinë e pavarur. Pra Edi Rama po mbyll përfundimisht dyert e BE-së për shqiptarët, çka kam bindjen më të thellë, se kjo nuk do mund të bëhet kurrë realitet. Shqiptarët asgjë nuk do mund ti pengojë në rrugëtimin e tyre plot sakrifica dhe mundime dhe në tërësi të pandalshëm drejt integrimit të plotë në BE., tha Berisha.





