Kryetari i PArtisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar qeverinë, kryeministrin Rama dhe ministren Belinda Balluku se kanë shndërruar energjinë “në shkopin magjik të vjedhjeve të paimagjinueshme ndaj qytetarëve shqiptarë”.
Sali Berisha: Si ndodh të shkojë këtu 6 mujori që kaloi janar qershor ka qenë një nga 6 mujorët më të bollshëm në shira, në prodhim dhe teprica energjie. Si ndodhi që erdhëm këtu ne tani? Sepse energjia është shndërruar në shkopin magjik të vjedhjeve të paimagjinueshme ndaj qytetarëve shqiptarë nga qeveritarët.
Në 6 mujorin më të lagësht, ndër shumë vite, Edi Rama, Belinda Balluku dhe ekipi i tyre kanë bërë 60 blerje energjie elektrike.
Kanë bërë 60 blerje që të gjitha afatshkurtra, deri dhe blerje 24 orëshe, dy ditore, tre ditore, e mund të gjendet tek tuk ndonjë 5 ditore.
Blerje duke ndarë para me të tjerët se blerje të tilla kurrë një shtet nuk mund të bëjë. Nëse ti do, për arsye të caktuara të blesh energji do bësh një tender së paku tre mujor, së paku 90 ditor e s’ka dyshim që në këtë sasi ti blen energji me cmime minimumi 2 herë më lirë se sa në blerjet ditore e 3 ditore.





