DURRËS, 8 tetor 2014–  Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratës së Berishës në një konferencë me gazetarët, në të cilën ka thënë se familjarët e tij e kanë rrugën të hapur për të kandiduar në poste dhe funksione të PD.   Në lidhje me këtë deklaratë, Braçe ka thënë se këtu nuk ka asgjë për t'u habitur, pasi sipas tij, Partia Demokratike, është "partia private e Sali Berishës". "Berisha ka thënë sot se familjarët e tij e kanë rrugën të hapur të kandidojnë për poste dhe funksione në PD dhe kjo ju ka habitur? Po pse jo? PD është partia private e Sali Berishës dhe ka të gjithë të drejtën e botës të emërojë atje familjarët e tij. Pyetja është: Po ju çfarë doni në partinë e tij?" ka shkruar Braçe në "Facebook".  

/SOT NEWS/