Protesta të vazhdueshme çdo natë, paqësore dhe të qëndrueshme, do të jenë strategjia e opozitës përballë qeverisë. Sali Berisha paralajmëroi se kjo formë e aksionit politik do të nisë nga janari dhe sipas tij do të vijojë deri në largimin e mazhorancës nga pushteti.
“T’i rikthehemi sheshit çdo natë deri në largimin e Ramës”, deklaroi Berisha nga Manza.
Njëkohësisht ai theksoi qëndrimin kundër çdo skenari dhune!
“Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën. Nuk mund të qëndrojë aty”, tha Berisha.
Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”.
Këto mesazhe kryedemokrati i përcolli nga Manza e Durrësit që ishte ndalesa e radhës e turit të “Foltores së dytë” siç janë pagëzuar takimet me qytetarët.
Opozita sipas Berishës është mbartësja e sovraniteti brenda vendit, mbartësja e vullnetit të zgjedhësve, qytetarëve të lire, ndërsa hodhi akuza ndaj mazhorancës së majtë.
Kryedemokrati konfirmoi se Janari do të shënojë rikthimin e protestave dhe bëri thirrje për mbështetje popullore masive.





