Pas publikimit të listave të PD ku mungojnë mjaft figura historike të demokratëve, të shumta kanë qenë reagimet negative kundrejt Lulzim Bashës.

Por të shumtë kanë qenë gjithashtu zërat se lista e PD-së, nuk është vetëm një produkt i liderit të kësaj partie, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mbi këtë shqetësim, një qytetar i ka shkruar personalisht Sali Berishës dhe ish-kryeministri i ka kthyer një përgjigje.

Në përgjigjen e tij, Berisha është distancuar nga lista e PD-së, duke thënë se ai është një ekskluzivitet vetëm i kryetarit Basha dhe jo i ish kryetarit.

Përgjigjen e ish-kryeministrit e ka publikuar Citynews.al.

 “Faleminderit per mesazhin,me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD esht ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ishktyetarit i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re.Por une mendoj se esht e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tije,me urimet e mia me te mira per ju,me respekt Sali Berisha”, shkruan Berisha.