Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur jashtë Kuvendit, pasi shumica zgjodhi prokuroren e vendit, tregoi për pritën që sipas tij i bëri Rama, si një akt të paprecedentë në Kuvend.

Berisha më tej tha se rruga e vetme e opozitës në këto kushte të shkeljes së Kushtetutës në Kuvend, është djegia e mandateve të deputetëve

"U nisa drejt foltores për të thënë tre minuta fjalë të mia për procedurë, Rama urdhëroi mercenarin, shefin e rojeve të gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit, pra pasi kryetari jep fjalën, një cub, fundërrinë, pa asnjë moralitet njerëzor, pa asnjë parim urdhëron rojet dhe dalin përpara të më pengojnë, cfarë është, Rama e bëri, nuk e bëri Gramoz Ruçi, kurrë. Kjo ka një domethënie se kjo opozitë në këtë parlament, e dhunuar në këtë shkallë ekstreme nuk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta me këtë që bëri sot Rama të marrë  cdo vendim për të përmbysur narkoregjimin e Ramës. E siguroj opozitë se ne pushtet e sjellin ata gra e burra që kanë ardhur nga mbarë vendi për mbrojtur kuvendit dhe Kushtetutën e tyre. Në parlament me banditë që i vënë prita deputeteve ka një gjuhë, djegien solemne të mandateve. Nuk ka ndodhur kurrë që deputetit ti organizohet pritë në Kuvend. Në këto kushte opozita vetëm sa i largohet qytetarit dhe qëllimit të saj dhe bëhet horizont i pakapshëm."