Tiranë, 17 shtator–Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmë në televizionin News24, në emisionin “Studio e Hapur” përballë Eni Vasilit u përgjigj për çështje të ndryshme që po trazojnë arenën shqiptare. A duhet Sali Berisha të merrte në mbrojtje guvernatorin në arrest? A duhet të vijojë opozita bojkotin në Parlament, këto dhe shumë pyetje të tjera, Berisha përgjigjet në “Studio e Hapur”. Çfarë mendon për dëshmitë e Izet Haxhias, zgjedhjet Brenda PD, po për 1 vit të qeverisjes 'Rama'. Përgjigjet janë këtu, në intervistën me Eni Vasilin ku Berisha foli hapur.
Zoti Berisha do kisha dashur ta nisja këtë interviste me shumë pyetje, por doja të ndalesha tek aktualitetit. Doja t’ju pyesja për skandalin që ka përfshirë Bankën e Shqipërisë. Jeni një nga të vetmit zëra të politikës që e konsideroni stalinist arrestimin. Mos jeni vetëm?
Mund të jem vetëm, por në këto kushte e bëj për të drejtat dhe liritë njerëzore. Kam mbetur dhe do mbes pro i atyre parimeve. Ndodhi një krim i shëmtuar. U vu dorë, u prek, u vodh, në kasafortën e shtetit. Jashtë populizmit, dhe e them këtu për arsye strikte për arsye politike, kërkova publikisht një hetim të rreptë dhe vendosjen para ligjit të përgjegjësve të këtij akti. Nisi një proces që në pamje të parë ishte proces në përputhje me shtetin ligjor. U arrestuar hajduti dhe bashkëpunëtori. Publikisht qëndrova, pasi nisi analogjia. Kisha denoncuar publikisht vjedhjen e Thesarit në Krrabë, por në rastin e tij, ku u vodhën mbi 40 milionë dollarë. Meta deklaroi se në Krrabë theksoi se aty ka qymyr dhe jo flori. Në atë rast, i vetmi që u arrestua ishte oficeri që më informoi. Madje për këtë rast u arrestuan dhe dy fshatarë dhe oficeri dhe asnjë tjetër.
Për çfarë na shërben ky paralelizëm?
Hajduti në këtë rast u arrestua.
Hajduti u vetëdorëzua…
Kjo nuk ka rëndësi, pasi ai është arrestuar.
Prokuroria nuk interesohej për hetimim, por për të arrestuar guvernatorin. Prokurori nuk e mori në pyetje. Në këto kushte u vërtetua se nuk kishte për qëllim hetimin. Po të shkojmë tek kasaforta, ajo ka një sërë procedurash dhe sigurisht, pra i administron një përgjegjës sigurie. Për të faktuar se prokuroria nuk do hetimet, përgjegjësi i Departamentit nuk ka dëshmuar në Prokurori, i cili është babai i Brisilda Shehajt. Po të ishte përgjegjësi në Prokurori, nuk do kishte arrestim të Guvernatorit. Kemi një arrestim të paracaktuar për arrestimin e Fullanit. Është inskenim i Ramës.
Cili është interesi i Ramës?
Interesi i Ramës është se caktohet nga një qëllim; udhëhiqet nga urrejtja. Ka një faqe për zonjën Fullani, ku e ka detyruar Ramën për të mbajtur atësinë e të birit. Një padi që u bë ndaj meje, i ra fatkeqësisht zonjës Fullani të merrej. Edi Rama çdo tre muaj deklaronte se nuk do ketë para për të paguar pensione dhe rrogat, dhe se deklaroi se Fullani do pres paratë.
Fullani mund të ketë pasur 120 të meta, por ka mbajtur qëndrim stabiliteti monetar për kohën e krizës rajonale.
Do doja të dija, a keni marrë ju njerëz të vendosur në Këshillin Mbikëqyrës? Kanë pasur poste politike? Cila është Elisabeta Gjoni?
Ajo ka qenë këshilltare tek unë për 23 vjet dhe ka ndjekur specializime nëpër botë dhe është një nga personalitetet më të mira në këtë fushë. Petraq Milo është doktor i Shkencave, dhe ka drejtuar si zyrtar i lartë i BE, ka rindërtuar financat e Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk u bë Guvernator.
Ju flisni për pavarësi të Bankës. A mund të flasim për një të tillë?
Po mund të flasim. Banka me ligj, duhet t’i japë qeverisë 5 % të deficitit buxhetor. Nga vitit 2012 nuk i është kërkuar asnjë qindarkë BSH.
Më kujtohet se Fatos Nano u burgos për shpërdorim detyre?
Ai u fundos për një dosje të hartuar nga PS. Dosja e Fatos Nanos u përgatit nga ish-ministra të qeverisë së tij, në kohën kur ai ishte ministër i Jashtëm, dhe nuk është lëvizur asnjë presje nga qeveria ime.
Pse nxituat ju të gjykonit drejtësinë? Pasi Fullanit nuk ishte dhënë ende masa?
Nuk nxitova, Prokuroria shkeli të drejtën themelore të të drejtave të njeriut. Arritja madhore e qytetarëve shqiptar është se janë të pafajshëm deri sa të caktohet masa. Rasti i Fullanit, nuk ekzistonte asnjë prej kushteve në të cilat përcaktohej privimi i lirës.
Ju akuzoni për proces stalinist, megjithatë Prokurori i Përgjithshëm është zgjedhja juaj dhe e Presidentit…
Arrestimi ndodhi pikërisht kur kryeprokurori nuk ishte në Shqipëri. Mund të mendojë se, Prokurori u dha urdhër që të arrestohej Fullani pasi të ikja unë, por mund të jetë krejt tjetra, dhe në mungesë të tij u dha urdhri nga Rama që të arrestohej Fullani. Prokuroria është organ i centralizuar. Rama pasi ekzekutoi urdhrin shpërndau ministrat nëpër ambasada duke thënë se Fullanin e arrestoi Berisha, pasi një akti i tillë nuk mund të bëhej pa u thirrur tjetri. Llalla duhet ti bëjë këtë gjë të ditur vartësve të tij, se s’duhet të arrestoi pa dijeninë e personit në fjalë.
Guvernatori është përgjegjës për administrimin e Bankës….
Në Francë u vodh banka në një shtet që është më burokratiku në botë.
Ju thoni se prokuroria prishi hetimet, nuk keni shqetësim se ju keni prishur hetimet?
Përkundrazi, njeriu që foli më pak se kushdo tjetër është Sali Berisha. Unë kam thënë se vjedhja e parave në BSH duhet ndëshkuar.
Pse se mban përgjegjësinë dhe Gjykata? Nuk firmosi vetëm Prokuroria…
E shoqja e Muç Muçit ka firmosur në Gjykatë. Me një kërcënim absolut u la dje një zonjë brenda në burg.
Nga kush?
Nga Edi Rama. Dhe ngeli në burg, sikur të ishte një anëtare bande dhe jo një zonjë e nderuar. Mbeti një zonjë brenda për të shpëtuar vetë Edi Ramën. Madje qahej në Facebook se e kishin sharë.
E sulmuan…
Ka një skuadër ai që e paguan në zyrën e shtypit, dhe ata shajnë Berishën.
Çfarë ka në dosjen ‘Top secret’?
Ka një dosje sekret banka, në të cilat ka rezerve dhe sekrete. Ligji i Bankës e dekodon kryeministri dhe Presidenti. Ka sekrete që dekodohen dhe s’mund të ç’dekodohen nga askush. Ajo dosje nuk zbulohet. Dosjen sekrete nuk e ka pasur asnjë tjetër, pasi s’duhet ta ketë, por vetëm Guvernatori. Dhe zonja Meksi mund ta ketë siguruar, se di.
Meksi ushtroi klimë terrori në Këshillin Mbikqyrës. Meksi bën ligjin në bankë është bërë superguvernatore.
A do të përfshihet PD në përzgjedhjen e guvernatorin e ri?
Nuk shoh asnjë lloj motivimi të PD në këtë çështje, pasi është kompetencë e Presidentit. Nëse ai zgjedh për t’i pyetur partitë, nuk ka asnjë lloj proteste nga PD.
Kjo a ka detyrim ligji ta zgjedhë Presidenti guvernatorin brenda Këshillit Mbikëqyrës?
S’ka asnjë detyrim, pasi kështu e përcakton ligji.
A do të ketë përplasje mazhorancë-PD?
Jam i sigurt që do ketë përplasje. por jam i sigurt që Presidenti do mbajë balancat dhe do zgjidhë me maturi çështjen.
A jeni ju kundër një guvernatori të huaj në BSH apo një që punon jashtë?
Ky është një gjest të atij që hedh gurin dhe fsheh dorën. Kjo bëhet për efekte mediatike. Kjo është çështje e Presidentit të Republikës dhe nuk dua të komentoj mbi të.
Këto ditë po riciklohen nga njerëz që punon afër jush disa akuza se ju keni mbajtur anë në konfliktin e tmerrshëm në Tropojë, e kam fjalën për një intervistë të Izet Haxhiajt…
Të fusësh në emision një vrasës…Ky zotëri së bashku me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje. Ky është një vrasës. Ka pasur vëllanë oficer policie në ditën e vrasjes. Kjo intervistë është marrë nga djemtë e Arta Dades dhe të merrem me një vrasës s’ia vlen. Se kush i ka dalë në pritë Azem Hajdarit atë e di drejtësia. Ka një dosje dhe hetimet e kanë dënuar.
Pse këto akuza pse qarkullojnë herë pas here? Dhe pse ndodhi gjithë ai konflikt? A do zbardhet ndonjëherë se çka ndodhi në Tropojë?
Së pari çfarë ndodhi në Tiranë? Së pari kam pasur dyshime për Nanon e më pas për Gjinushin dhe Fatos Klosin. Por, vrasësit kanë shkuar nga Tirana në Tropojë tek Nehat Kulla. Nuk besoj se socialistët të kishin kaq interes për procesin, por ja imponon BE.
Qeverisja e zotit Rama ka mbushur një vjeçarin e vet. Çfarë ka qenë ky vit për ju?
Ky vit ka qenë viti i skandaleve qeveritare. Nëse do bëjmë vështrim mbi këtë vit, do ngjajë me një shprehje, qeveri të bazuar në skandale. E filloj zotëria e tij pa dhënë betimin, me një vizitë në Kosovë ku për herë të parë përzuri nga Parlamenti opozitën e Kosovës. Pasi shkoi e lexoi një fjalim kryekëput të përgatitur nga Rexhep Qosja. Rugova dhe LDK kanë qenë kundërshtare së bashku, por asnjëra prej tyre nuk mohoi kurrë punën e Rugovës
Qosja ka qenë kundër Rugovës. Shkon në New York dhe instalohet në një hotel me 4 mijë dollarë nata, për dy javë rresht. Një tjetër skandal ishte dhe ai i Tatimeve. Mandej dhe avionët e drogave në Divjakë. Ku i ra rrota në Divjakë, dhe vraponin si Sanço Panço për të marrë meritën për kapjen e drogës. Një tjetër skandal ishte dhe pedofili i të punësuarit të Koço Kokëdhimës.
Pedofilin e arrestoi News24 dhe jo Edi Rama. U ekzekutua para Policisë së Shtetit, në vendin më të filmuar në vend, një nga tre bankierët me te fuqishëm e vendit. Kush e pësoi? Asnjë. Para tre javëve u shkarkua një polic. Dhe Edi Rama theksoi se më vranë mizorisht një mik të mirë, një çun Tirone.
Por dhe të vrarët e tjerë janë bij nënash. Doli një skandal në bankë. Filloi procesin stalinist, me Meksin, me të gjitha mjetet, gjersa shkoi në arrestim pa e marrë në pyetje Guvernatorin. Merr armët kimike. I premtoi qeverisë Amerikane për armët.
A ka bërë diçka të mirë qeveria Rama?
Ata po marrin një aspekt tjetër. Qeveria e tij nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë. Sado u përpoqën që ta relativizojnë avoketën e fshehur, dhe ky u rrëmbeu shumë premtime, dhe s’bëri asgjë.
Çdo premtim ishte një mashtrim, por çdo gjë shkojë në drejtimin të kundërt. Me marrëveshjen që bën me CEZ penalizuan ekonominë shqiptare dhe po i çojnë shqiptarët me çmime të larta.
S’mund të themi se s’ka bërë reforma…
Po ka bërë pseudoreforma. Premtoi 300 mijë vend pune.
Brenda një mandati…
Po brenda një mandati. Por thonë se janë 43 mijë vende pune, por harron se i ka dyfishuar sigurimet shoqërore dhe ka rritur taksat. Ekonomia sot është në një situatë kritike. A e dini ju tjetër se kreditë e këqija janë më të larta se kurrë dhe kanë arritur në 25 %. Ka kontraktuar një borxh të ri me 300 milionë euro.
Zoti Berisha ju jeni jashtë Parlamentit…
Ku është një vendim i dhimbshëm. Por çfarë ndodhi? Një deputet i yni u agresua nga një deputet tjetër, dhe nuk u mbajt asnjë qëndrim nga Kryesia. Dhe vetëm dy javë më pas, kryeministri i tij i çon SMS një deputeteje të re ku i jepet fjala për të folur. Rama i ka bërë me shenjë grupit të gatshëm dhe është shoqëruar në korridor.
A mjafton kjo që të qëndroni ju jashtë parlamentit?
Rama më drejtohet mua dhe me thotë se s’do të përgjigjem ty dhe s’do të flas. Mos fol i thashë. Dhe kur e pa se ky mekanizëm s’po funksiononte nisi kërbaçin dhe provokimin ndaj Strazimirit. Ai i paraqiti me fakte dhe dokumente.
Ju nuk jeni në Parlament…
E vodhën serverin grupet e trafikut të krimeve. Por çfarë kërkuam ne? Respektimin e ligjit. Ne shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe ai lejoi të niste komisioni. Një tjetër skandal ishte dhe martesa e Veliaj. Ministri Veliaj deklaroi se dasmën e ka paguar mamaja. Dhe ky është një nga skandalet e radhës.
Doja të ndalesha tek bojkoti i opozitës. Ju e keni kritikuar ashpër bojkotin e PS. Ju sot keni arsyet tuaja, por ju kur do ktheheni në Parlament?
Është vendim i dhimbshëm. Por unë nuk jam më pjesë e vendimeve të PD dhe mirëpres çdo vendim të saj.
PD ka Kongresin dhe pas pak ditësh do zgjidhen drejtuesit e rinj. Si ju duket ky proces?
Kjo ishte gara më e hapur e PD-së. Kryetari dhe drejtuesit kanë vendosur të bëjnë një pjesëmarrje të gjerë. Do jetë një proces votimi i hapur dhe i ndershëm dhe do fitojnë ata që do votohen më shumë. Kuvendi do bëjë analizë të zhvillimeve.
A ka një vendim final? A do të shkrihet kryesia e PD-së?
Nuk e di,nuk jam i përfshirë në këtë drejtim. Kryetari do zgjedhë forcën më të përshtatshme.
Ka zëra në PD se ka një rrymë “Olldashi”?
Nuk e di nëse ka rrymë, por ka diversitet mendimesh.
A do të ketë bojkot për zgjedhjet lokale të vitit 2015?
Bojkotet nuk janë të frytshme dhe nuk besoj se PD do bojkotojë zgjedhjet.
A do rikandidojë Lulzim Basha në kreun e Bashkisë?
Ajo është vendimmarrje e tij, i takon Bashës të vendos.
Po e ndiqni nga larg kuvendin e PD-së
Po, nga larg po e ndjek..
Dhe për ata që e besojnë se ju s’mund të rrini larg…
Po, nga larg, pasi e kam zero interes.
Mediat italiane deklaruan se ISIS planifikon të sulmojë Papën në vizitën e tij në Shqipëri më 21 shtator. Keni një pozicion sa i takon vizitës së Papa Franceskut?
Kjo është një ngjarje historike, pasi Papa vjen për tërë shqiptarët. Një nga motivet kryesore është ai mesazhi madh që e vlerëson bota: bashkëjetesa fetare.
Nuk parashoh rrezik, ndonëse ISIS përbën një rrezik për paqen dhe stabilitetin në botë e rajon. ISIS ka një qëndrim monstruoz dhe të paimagjinueshëm. Por do ti jepet një përgjigje e merituar këtij hibridi të monstruozitetit njerëzor. Nuk ka asnjë rrezik për Papën, pasi vjen në një vend të sigurt dhe do të gjejë mikpritjen që meriton.
Do doja një pozicion tuajin sa i takon një nisme për rishkrimin e historisë…
Rishikimi i historisë është për bllokmenët. Unë kam vlerësimin më të palëkundur për luftën dhe kam mirënjohje të thellë për ata që ranë në atë luftë. Dua ta them këtu se pa atë luftë nuk dihet se cili do ishte fati i Shqipërisë.
Duke thënë këtë se lufta solli diktaturën më të egër ndaj shqiptarëve. Dhe ata që thonë se u çliruam, ata u tallën me veten e tyre. Kur kreu i qeverisë shpërndan në Fb diktatorë, nuk ka sesi që Qatipë të tij të mos vendosin të rishikojnë historinë.
E shikoni si një nismë të dëmshme…
E shoh si një përpjekje të dëmshme për të rikthyer të shkuarën staliniste..
Ndërkohë që keni kaluar 1 milion fansa në Facebook jeni tepër aktiv ku komunikoni
Është e vërtetë, diskutoj me fansat e mi.
Madje dhe denonconi…
Po dhe denoncoj
Mendoni se denoncimet duhet të shkojnë në organet kompetente, si në rastin e djemve të Dades…
Nëse më informojnë se diçka ka ndodhur, unë informoj. Për t’ia adresuar këtë prokurorisë duhet një dosje e plotë. As Dabullat, e as Gregu i Ramës, nuk i përgënjeshtrojnë dot.
Ka shkuar Muho tek Rama dhe i ka thënë që me punën e Hipotekave merret Meta. Ç’ndodh aktualisht? Aktualisht torta është ndarë midis Ramës dhe Metës. I kërkohet kompanisë së huaj që të blejnë median, ndaj dhe sekserët që duan të nxjerrin para, thonë sesa duhet të ofrohet. Ka një terror mbi mediat. Menjëherë u dërgohen kërcënimet. Edhe këtu kur ishte dëshmitari Gjokorja, u sulmua News24.
Këtë gjë e keni bërë dhe ju zoti Berisha….Gjoba tek tatimet, lëvizja nga Piramida.
Sarajet e Koço Kokëdhimës, 25 metra nga buza e detit. I ka sëbashku me Ramën. Janë shkelur 5 ligje. Dhe del policia e Vlorës sot dhe thotë se ajo është me leje. Por ligji i urbanistikës që objekti të jetë 200 metra nga deti, ndërsa ai është 25 metra
Nuk mendoni se duke goditur rendin, i bëni dëm atij…
Faleminderit për pyetjen tuaj. Një njeri që respektoi është polici. na është thënë nëse brenda 1 viti do përmirësohet rendi,. Por në vitin e qeverisjes ë parë dhe të hovit ka pasur 89 vrasje. Në vitin 2013 ka pasur 38 vjedhje me armë, ndërsa në vitin 2014 ka pasur 349 vjedhje me armë. Ka pasur 54 raste tritolesh dhe kanë shkuar në mbi 100 raste tritoli. Do ndalem tek vetëvrasjet.
Mendoni se dhe për këtë raste ka faj qeveria?
Do ndalem aty…Në vitin 2014 ka pasur 207 vetëvrasje. Vetëm gjatë një dite të muajt korrik ka pasur 3 vetëvrasje. A ka përgjegjësi qeveria? Qeveria me pushimet masive nga puna, ka bërë që ky të jetë shkaku kryesor. Bëhet dasma me 2 mijë vetë dhe njerëzit pushohen nga puna.
A do t’i këshilloni Zotit Basha që PD të rikthehet në Parlament. A do ta presim këtë reflektim?
Ai që duhet të reflektoj duhet të jetë mazhoranca. Unë besoj se shqiptarët nuk kanë interes për një opozitë fasadë. Dhe nëse i mbyllen dyert dhe nuk flet, duke harruar se koha është për deputetët e barabartë.
BalkanWeb





