Përmes një statusi në rrjetin social, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ashpër një urdhër të Ramës që sipas tij shton akoma dhe më shumë arsyet se përse ky kryetar qeverie duhet rrëzuar nga pushteti përmes protestave popullore.

Këtë të premte, portali lapsi.al ka publikuar një sërë dokumentash që tregojnë se kreu (ende i pazgjedhur) i SHISH Bendo ka shkarkuar nga detyra 9 zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ, një akt i cili për Berishën duhet konsideruar si një urdhër, qartësisht hakmarrës i Ramës.

Statusi i Berishës:

Ndeshkimi i kryetrafikantit!

Hakmarrje tjeter primitive e Edvin Kristaq Rames!

Mediat njoftojne se kryetrafikanti Edvin Kristaq Rama urdheroi nepermjet vasalit te tij, ndeshkimin e 9 zyrtareve te larte te Sherbimit Informativ Kombetar per denoncimin e tyre me raportin e famshem zyrtar antikanabis te ish ministrit bandit dhe trafikant Saimir Trafiku dhe 123 narkoshefave te narkopolicise, te cilet kanabizuan anekend vendin.

Keto ndryshime antiligjore shnderrojne kete institucion te rendesishem te sigurise se vendit, ne nje vegel te verber te narkoshtetit per fshehjen e trafiqeve dhe lidhjeve te tij me krimin dhe nje instrument shtese antiopozitar te kryehorrit ne krye te narkoshtetit.

Keto ndryshime jane nje apel tjeter i fuqishem per permbysjen sa me shpejte me revolte popullore te narkoshtetit dhe funderrinave te tij! sb