Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se bunkeri, dhe jo shqiponja dykrenare, është simboli i kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan vazhdimisht në statuset e tij Zografi i dytë.
Berisha ka publikuar një foto të bunkerit të vendosur në mes të qytetit dhe Shqiponjës që u hoq nga rrethrrotullimi pranë Doganës.
“Jo shqiponja e flamurit që urren por bunkeri i etërve të tij xhelat është simboli i Zografit bis. sb”,shkruan Berisha.
Heqja e Shqiponjës së vendosur në sheshin me të njëjtin emër për 100-vjetorin e Pavarësisë shkaktoi debat në politikë. Kryeministri Edi Rama e etiketoi si një “vulgaritet të ngritur në piedestal”, ndërsa nga opozita pati reagime të shumta për heqjen e simbolit kombëtar.





