TIRANE – Në komunikimin e tij të përditshëm me ndjekësit në Facebook kryeministri Sali Berisha është përqendruar sot tek premtimi që ai u bëri të rinjve disa ditë më parë nga qyteti i Durrësit. Në postimin në rrjetin social Berisha shkruan se kabineti qeveritar do të votojë heqjen e taksave për 3 vjet për të rinjtë e punësuar, duke i dhënë kështu një impuls punësimit të të rinjve në sektorin privat.  

“Për një nxitje të rëndësishme të punësimit të të rinjve, qeveria do vendosë javët që vijnë heqjen për tre vjet të çdo takse (sigurimet shoqërore, shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat personale) si dhe shpenzimet për kualifikimin për çdo të ri që do të punësohet në sektorin privat. Ne mbajmë premtimet tona! Sb”,- shkruan kryeministri.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin e tij edhe me foto nga takimet me të rinjtë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.