Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq i buzëqeshur para gazetarëve teksa dilte nga banesa e tij këtë të martë pak para se të mbërrijë në SPAK, atje ku do të merret në pyetje lidhur me aferën e ish-kompleksit “Partizani”.

“Beteja pa kthim vazhdon”, u shpreh ai për gazetarët.

Kjo është hera e parë që kryedemokrati ngjit shkallët e Prokurorisë së Posaçme.