Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot emrin e oficerit që do të hetojë ish-nënkomisar Emiljano Nuhun, i cili do arrestonte djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, pas kallëzimit të ish-të dashurës së tij për dhunë, përdhunim dhe përndjekje.

Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, Berisha shkruan në faqen e tij në “Facebook”, se oficeri i zgjedhur është Fatos Hasani. Berisha shkruan se “Ky oficer, i cili është më i korruptuari që ka SHÇBA-ja e Durrësit, është futur në punë vetëm për të bashkëpunuar me krimin dhe për të mbajtur nën kontroll me presione punonjësit e policisë që të mos cenohen parcelat e kanabisit”.

Statusi i plotë i Berishës:

Ja kush heton oficerin Emiljano Nuhu!

Krimi eshte merite per lartesimin ne poste per kreun e meduzes Kallam Deshtakun!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Z.Berisha cila SHÇBA do ta hetoi rastin e oficerit Nuhu? SHÇBA e Durresit qe ka oficerin me te felliqur dhe korruptuar te vendit Fatos Hasanin? Ky oficer eshte futur ne pune vetem per te bashkepunuar me krimin dhe per te mbajtur ne kontrroll me presione punonjesit e policise te mos cenohen parcelat e kanabisit dhe nuk dihet sesi eshte ripranuar ne Polici pasi ka qene i perjashtuar per "Shkelje te betimit policor dhe abuzime te renda me atributet e policise". Per perjashtimin e tij ai i ka humbur te gjitha gjyqet e çdo shkalle gjyqesori dhe nuk duhej te ishte fare pjese e Policise.Me date 19 shtator 2018 doli te fiks fare duke i thene qytetarit tru tallash dhe su mor asnje mase ndaj tij.Mjafton te kerkoni emrin e tij ne google dhe del qe ka humbur cdo gjyq per rikthimin e tij.Ju lutem anonim.”