Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një replike me deputeten e PS-së, Elisa Spiropali në sallën e parlamentit, deklaroi se, shkarkimi i saj erdhi nga hakmarrja e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij, Berisha i kujtoi Spiropalit se në vend të saj Rama zgjodhi klonin e Ballukut, Albana Koçiun.
‘Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote’, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.
‘Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove,’ tha Berisha.





