Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Pas deklaratave të këtij të fundit, ku shprehej 1 javë më parë se ishte Supermen dhe se “duart i kishte të pastra akullore” përsa i përket lidhjeve me krimin, deputeti demokrat ka publikuar një fotomontazh.
Në foton e publikuar duket një burrë i shkurtër, pas këmishës së hapur të cilit fshihet stema e superheroit të animuar të fëmijëve “Supermen”, epitet që Dako ia vuri vetes ndërsa thoshte se në fushatë elektorale ai ishte i papërballueshëm.
“Duar akullori i narkopartisë siciliste”,- shkruan Berisha në Facebook.
Edhe ditën e diel, Berisha pati publikuar një tjetër fotomontazh me Dakon, të cilin e shoqëronte me komentin “Magu që po shkatërron Partinë Socialiste”.






