Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur ditën duke ironizuar postimet e Ramës në mëngjes. Ai ka postuar një foto nga përmbytjet e Shkodrës ku tregohet një person që kalon përmes ujit duke mbajtur bukë e ujë në duar.
“Mirëmëngjes Edvinit turist nga Shkodra sot! Sb”, shkruan Berisha me ironi.
Situata në Shkodër nuk paraqitet aspak e mirë, pasi disa disa mijëra hektarë tokë dhe dhjetëra banesa janë nën ujë tashmë.






