TIRANE, 7 maj 2013– Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një postim në Facebook, shkruan:

“Të dashur miq! Mbrëmë në mesnatë dorëzuam listën e ekipit të ri parlamentar qeverisës, ekipit të fitores për 4 vitet që vijnë. Impakti i saj publik ishte shumë pozitiv. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve të mi për kontributin dhe mbështetjen tejet të çmuar në 4 vitet që shkuan, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, të ecim së bashku drejt mandatit të tretë, mandatit të Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë Europiane. Fitore!!”