Me nota të theksuara ironie, ish-kryeministri Berisha i është referuar pak minuta më parë me anë të një shkrimi në Facebook, daljes së Ramës, sa i takon statusit. Kryeministri Rama, në një deklaratë për shtyp të mbajtur për çështjen e statusit të vendit kandidat, ka pranuar se vendimi i djeshëm i Këshillit të Evropës nuk ishte më optimali. Duke qëndruar në këtë linjë, Berisha thekson se ky nuk ishte gjë tjetër veçse "leksioni bajat paranojak i Ramës".
Leksioni bajat paranojak i Ramës: "Fajin e ka Europa që nuk beson gënjeshtrat tona", largon më tej statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Kurse për Metën, fajin e ka Hollanda sepse Berisha është bërë më hollandez se Basha.Këtyre zotërinjve ora iu ka mbetur tek armiku i jashtëm! Të dashur miq, ju duhet ta dini se Rama dhe Meta kanë depozituar dosje për njëri-tjetrin në kancelaritë kryesore të Europës.
Gjatë lobimit për statusin e vendit kandidat, partnerët, ndër të tjera, ju dhanë si dhuratë per festat e fundvitit edhe kopjen e akt-akuzës së dorëzuar nga bashkëkryetari tjetër. Por megjithë këtë, ata bërtasin "Fajin e ka Europa" sepse ata padisin njëri-tjetrin, natyrisht edhe Berisha, sepse loboi sa mundi për statusin e vendit kandidat për Shqiperinë".





