Ish-kryetari i Partisë Demokarike, Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij në Facebook një karikaturë të Bujar Kapexhiut, ku shfaqet kryeministri Rama dhe Ilir Meta. Mes tyre qëndron karrigia kryeministrore dhe mes saj, gishti i kreut të LSI-së.

Kësaj karikature Berisha i ka vendosur thjesht dixhiturën “No comment”, duke lënë të kuptohet atë që ai tha një ditë më parë gjatë një takimi me gazetarët, se mes Ramës dhe Metës ka nisur beteja për t’i ngrënë kokën njëri-tjetrit.

Ndërkohë edhe vetë karikatura e botuar sot te Mapo, transmeton pikërisht ftohjen mes Ramës e Metës, në një kohë kur po kërkohet me ngulm miratimi i reformës në drejtësi.