Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar kërkesën për dialog të kreut të qeverisë Edi Rama në lidhje me protestën e studentëve.

Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, por pavarësisht protestave të tyre, Rama u ka kërkuar atyre që të ulen për dialog.

"Pse nuk vini në dialog?? se më çmendet", shkruhet në mesazhin e postuar nga Berisha, që shoqërohet me një foto të kryeministrit Edi Rama.