Ish kryeministri, Sali Berisha ka ironizuar përgjigjien që kryeministri Edi Rama i dha gazetarit ditën e djeshme pasi ky i fundit i bëri një pyetje lidhur me mos- ndërmarrjen e hetimeve ndaj ministrit Ulsi Manjës pasi u shfaq në përgjimet e Bild.
“Budallëqet e femijërisë tënde atë që të ka thënë gjyshja kur ja ke sjellë në majë të hundës mos ua thuaj gazetarëve. Po ç’kusur të ka gazetari të dëgjojë çfarë të ka thënë gjyshja ty?”-tha Berisha në Kuvend.
Kujtojm se përgjigjja e Ramës ndaj gazetarit ishte: Gjyshja ime thoshte “Ne le labbra degli stolti abbonda Il riso” (E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve). Përktheje kjo është përgjigjja ime.





