Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për hapjen e fushatës së PS, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka ironizuar festën që socialistët zhvilluan dje në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Teksa ka ndarë një video nga momentet e festimit duke kërcyer në shesh, Berisha i ka vendosur në sfond këngën e Ylli Bakës “Vallja e hajdutëve”.

“Krenar që vjedhin”, ka shkruar Berisha krahas videos.