Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sms-në që i dërgonte një qytetar, ku i shkruante se kryeministri Edi Rama “po pi ‘mall’ në një disko në Greqi. Por pas kësaj ka reaguar kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila e ka ripostuar foton e publikuar nga Berisha, duke nxjerrë në pah një detaj që mbase shumë persona nuk e kanë vënë re, shkruan balkanweb.

Ajo evidenton se në mesazhin e publikuar nga Berisha me screenshot, në fakt duket se mesazhi nuk është në kutinë e mesazheve (inbox) por tek mesazhet e dërguara (sent).  “Je tek `sent` o mbret”, ironizon Koka në “Facebook”, duke pretenduar se Berisha e ka dërguar vetë këtë tekst dhe nuk i ka ardhur atij.