Prokurorët e SPAK pretendojnë se ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer masën e arrestit, pasi në shtëpi ka futur ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetaret italian te RAI.
Ndërkohë avokati i tij, Genc Gjokutaj thotë se kjo është lajthitje, pasi masa e sigurisë ndaj Berishës, nuk afekton në aktivitetin e ish-kryeministrit Berisha.
“Berisha ka që në 30 dhjetor në arrest në shtëpi. Kjo është lajthitje e SPAK dhe gjykatës kundër krimit të organizuar. Vendimi është i tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e liderit të opozitës” ,tha Gjokutaj.