Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga kërcënimi që i ka bërë sot avokatit të tij, Genc Gjokutaj vetëm sepse ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
“Për çdo veprim ndaj avokatit Gjokutaj, do të marrësh përgjigje personale”, ishte mesazhi i Berishës në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Regjimit të përvetësimit dhe shndërrimit të pasurive kombëtare në mallkim për shqiptarët, duhet t’ia shkurtojmë jetën me gërshërët e ligjit.
Edi Rama, ke kërcënuar sot dhe ke vendosur ndjekjen e avokatit tim si burracak, si turp sepse paska bërë një status që të ka futur frikën gjer në palcë.
Edi Rama, njërin avokat që të tmerroi, i bëre atentat dhe të garantoj që atentatin ndaj Sokol Mëngjesit nuk do ta falim kurrë.
Avokatin Gjokutaj, që të ka futur tmerrin me avokatinë e tij, merr dhe fut Tualetet tua për të lexuar statuset e tij.Je i pashpresë, çfarë burri je ti që ndjek Facebook-et?
Çfarë burracaku je ti mor? Ti jeton me frikë të tmerrshme.Ndaj dhe larg duart. Për çdo veprim ndaj avokatit Gjokutaj, do të marrësh përgjigje personale.
Për çdo veprim ndaj zonjës Kalaja, e kuptoni apo ju miq, Adriana Kalaja shkon në poligon dhe ka pasion qitjen dhe ku e sheh me revole dhe tmerrohet.
A mund të jetë ky… ky është hije… ky duhet të zhduket sa më parë nga pushteti.Ky duhet të varet në shtyllën e turpit të historisë bashkë me Erion Veliaj dhe aty do përfundojë.Gjysmë shekulli vite burg do ketë për krimet e tij.
Edhe njëherë miqtë e mi, fitorja është në duart tona.Fati është karakteri ynë.
Gratë dhe burrat me karakter të fortë, kanë fatin në duart e tyre, nuk ia japin kujt kurrë.
Ndaj të ngrihemi të vendosur për qeveri teknike, zgjedhje të lira.