Edhe Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e GJKKO, duke e lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kolegji Penal vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e 25 janarit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, thuhet në vendimin e Gjykatë së Lartë.
Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani.