Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fjalës së presidentit ukrainas në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka kërkuar që vendi ynë të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Shqipëria duhet të largojë ambasadorin rus nga Tirana dhe të tërheqë ambasadorin shqiptar nga Moska.

Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Rusinë si një dëshmi ndaj një qëndrimi të papajtueshëm ndaj një vendi të lirë. Shpreh solidaritetin tim më të madh për Ukrainën dhe popullin e saj”,-tha Berisha.